“Godet pa paralajmërim”: Rama shkarkon Spiropalin nga Tirana 

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21.03.2026, 18:40

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë një valë të re ndryshimesh brenda Partia Socialiste e Shqipërisë, duke shkarkuar nga drejtimi politik i qarkut Tiranë Elisa Spiropali, pas përplasjeve dhe qëndrimeve të saj të fundit.

Vendimi u bë i ditur gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së, ku Rama jo vetëm që largoi Spiropalin nga posti që mbante, por e transferoi atë në terren, duke e caktuar për të bërë fushatë në njësinë 13 në kryeqytet. Drejtimi politik i Tiranës i është besuar Taulant Balla, ndërsa Ogerta Manastirliu do të vijojë rolin e saj në bashkinë Tiranë.

Lëvizjet nuk u ndalën në kryeqytet. Rama largoi nga drejtimi politik i Shkodrës Benet Beci, duke vendosur në vend të tij ministrin Enea Karakacci. Ndërkohë, në Durrës u shkarkua kryebashkiakja Emirjana Sako, dhe në krye të qarkut u rikthye Bledi Klosi.

Ndryshime pati edhe në qarqe të tjera: Eduard Shalsi u hoq nga Kukësi dhe u zhvendos në Tiranë, ndërsa drejtimin e këtij qarku e mori Erjon Malaj. Në Lezhë u caktua Ermal Nufi, ndërsa Ulsi Manja do të ketë rol koordinues në Dibër.

Në të njëjtën kohë, Rama rikonfirmoi disa nga figurat kryesore të mazhorancës në qarqet e tyre, përfshirë Belinda Balluku në Fier, duke mbajtur kështu premtimin e bërë publikisht. Gjithashtu, në detyrë mbeten edhe Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro, Niko Peleshi dhe Arbjan Mazniku.

Një tjetër zhvillim lidhet me diasporën. Pas largimit të Ballës nga ky rol, ende nuk është caktuar një drejtues i ri, pasi PS po planifikon një strukturë të re organizimi për votën e emigrantëve. Në fokus është ngritja e këshillave koordinues dhe krijimi i një rrjeti të strukturuar jashtë vendit, me theks të veçantë te respektimi i legjislacionit të shteteve pritëse për mbrojtjen e të dhënave personale.

Lëvizjet e fundit konfirmojnë një riorganizim të thellë brenda socialistëve, ku besnikëria politike dhe rezultatet në terren duket se po peshojnë më shumë se kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit