Një aksident ka ndodhur pak më parë në zonën e Qafë Thanës, ku një kamion është përmbysur në rrugë.
Dëshmitarë nga vendngjarja kanë dërguar pamje në redaksinë e JOQ Albania, ku shihet mjeti i rëndë i përmbysur në anë të rrugës. Deri në këto momente nuk dihet nëse ka persona të lënduar.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe një ambulancë, ndërsa pritet të mësohen më shumë detaje mbi gjendjen e personave të përfshirë.
Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar nga policia lidhur me këtë ngjarje.