16-vjeçari shqiptar Erblin Osmani debuton me skuadrën e parë të Bayern-it

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.03.2026, 18:16

Në një përballje ku Bayern Munich dominoi plotësisht ndaj Union Berlin, vëmendja e shqiptarëve nuk ishte vetëm te rezultati, por te një moment historik: debutimi i 16-vjeçarit Erblin Osmani.

Mesfushori i ri u aktivizua në minutën e 87-të, duke zëvendësuar një emër të madh si Leon Goretzka. Edhe pse minutat në fushë ishin të pakta, fakti që një talent kaq i ri merr besimin e një klubi si Bayern tregon shumë për potencialin dhe të ardhmen e tij.

Osmani ka qenë një nga lojtarët më të spikatur në akademinë e bavarezëve, duke tërhequr vëmendjen e trajnerëve me paraqitjet e tij të qëndrueshme dhe cilësinë në mesfushë. Debutimi me ekipin e parë është një sinjal i qartë se ai po troket fort në dyert e elitës së futbollit europian.

Ndërkohë, një tjetër detaj që rrit interesin është fakti se 16-vjeçari ende nuk ka vendosur se cilën kombëtare do të përfaqësojë.

Në një skuadër të mbushur me yje, dalja në skenë e një talenti shqiptar si Osmani është më shumë se një debutim, është një sinjal se një tjetër histori suksesi mund të jetë duke u shkruar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit