Kaos trafiku në Shirokë: Qytetarët të bllokuar prej disa orësh, asnjë polic në rrugë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.03.2026, 16:58

Një situatë e rënduar trafiku është raportuar nga qytetarët në zonën turistike të Shirokës, në Shkodër, ku qarkullimi i automjeteve është bllokuar për orë të tëra, duke krijuar radhë kilometrike dhe pakënaqësi të shumta tek drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në këtë aks.

Sipas raportimeve, qytetarët kanë mbetur në trafik për më shumë se një orë pa asnjë lëvizje, ndërsa në terren nuk ka asnjë prani të policisë bashkiake apo asaj rrugore për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin.

Mungesa e organizimit ka bërë që fluksi i lartë i mjeteve të përkthehet në bllokim total të rrugës këtë mbasdite.

Situata rëndohet edhe më tej nga shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor.

Qytetarët denoncojnë se disa automjete po lëvizin në korsitë e dedikuara për biçikleta dhe këmbësorë, duke rrezikuar drejtpërdrejt sigurinë e tyre dhe duke cenuar hapësirat publike të destinuara për lëvizje të sigurt.

Në këto kushte, qytetarët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet përgjegjëse për të vendosur kontroll mbi trafikun, për të rikthyer normalitetin në qarkullim dhe për të garantuar sigurinë në një nga zonat më të frekuentuara turistike të Shkodrës, sidomos gjatë fundjavave kur fluksi i vizitorëve është më i lartë.

Denoncimi 1:

Ne Shiroke, Shkoder! Makina leviz ne korsi te kembesoreve dhe bicikletave

Denoncimi 2:

Radhe kilometrike duke u kthyer nga shiroka,kemi 1 ore ne trafik dhe spo levizim fare,as polici bashkiake,as rrugore nuk duket kund...ju lutem publikojeni ishalla po vjen kush sepse jemi me femije...ju faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit