Një qytetar nga Durrësi i është drejtuar redaksisë sonë për të treguar një problem që e shqetëson lagjen e tij. Sipas tij, në rrugën e lagjes, automjetet i parkojnë vetëm banorët që jetojnë në pallatet përreth, ndërkohë që nuk ka një vend të dedikuar për parkim.
Megjithatë, qytetari thekson se edhe pse situata e parkimit është e vështirë dhe nuk ka hapësira të mjaftueshme për banorët, policia nuk ndalet në vendosjen e gjobave. Sipas tij, kjo gjendje po krijon nervozizëm te banorët, të cilët ndihen të penalizuar për një problem që nuk është i krijuar nga ata, por nga mungesa e infrastrukturës dhe planifikimit të duhur.
Rasti nxjerr në pah një problem të përsëritur në qytet: ndërkohë që banorët përpiqen të menaxhojnë hapësirat e limituara për parkim, kontrollet e rrepta dhe gjobat e policisë krijojnë tension dhe pakënaqësi.