Kriza e naftës, IEA: Ulni konsumin, kufizoni shpejtësinë dhe reduktoni udhëtimet ajrore

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.03.2026, 16:07

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme për të reduktuar konsumin e karburanteve, në përgjigje të krizës së shkaktuar nga konflikti në Iran.

Sipas vlerësimeve të saj, sektori i transportit përbën rreth 45% të përdorimit global të naftës, ndaj ndërhyrjet në këtë fushë mund të japin rezultate të shpejta. Institucioni thekson se edhe ndryshime të vogla në sjelljen e qytetarëve mund të kenë efekt të menjëhershëm, si ulja e shpejtësisë në rrugë, rritja e punës nga shtëpia dhe kufizimi i udhëtimeve ajrore.

Po ashtu, përdorimi më i gjerë i transportit publik shihet si një mënyrë efikase për të ulur konsumin e karburantit. IEA sugjeron gjithashtu vendosjen e kufizimeve të shpejtësisë në autostrada, më shumë punë në distancë dhe reduktim të fluturimeve. Masa të tjera, si kufizimi i qarkullimit të automjeteve në qytete përmes alternimit të targave çift dhe tek, mund të ndihmojnë në lehtësimin e trafikut dhe uljen e mbingarkesës.

Agjencia rekomandon politika të targetuara dhe efikase, duke shmangur subvencionet e gjera shtetërore, të cilat sipas përvojave të mëparshme nuk japin gjithmonë rezultat në situata krize. Ndërkohë, disa vende anëtare kanë nisur të përdorin rezervat strategjike të naftës.

Një javë më parë, IEA vendosi të nxjerrë në treg 426 milionë fuçi naftë nga rezervat emergjente, me qëllim frenimin e rritjes së çmimeve pas tensioneve në Lindjen e Mesme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit