Risia e Silvinhos luan në të njëjtin pozicion si Mitaj, kush është Bujar Pllana

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 21.03.2026, 15:56

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës “play-off” për kualifikimin në Botërorin 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, me start nga ora 20:45. Nëse kuqezinjtë kalojnë këtë sfidë, ata do të përballen më 31 mars me fituesin e çiftit Suedi-Ukrainë.

Silvinho i ka dhënë një mundësi të madhe mbrojtësit të majtë Bujar Pllana, aktualisht pjesë e Lechia Gdańsk. 24-vjeçari, i lindur në Mitrovicë dhe me origjinë nga Delvina, ka shprehur entuziazëm të madh për të përfaqësuar Shqipërinë. Ai konsiderohet një alternativë e rëndësishme në repartin defensiv, duke konkurruar për një vend në formacion me Mario Mitajn.

Hapat e parë në futboll Pllana i hodhi me KF Trepça ’89, ku debutoi në 18-vjeçare në vitin 2020. Më pas kaloi te Feronikeli për një vit e gjysmë, para se të transferohej te Prishtina në janar 2022. Performancat e tij të spikatura bënë që të tërhiqej vëmendja edhe jashtë Kosovës, duke u transferuar si lojtar i lirë te klubi kroat Slaven Belupo.

Pas një sezoni të suksesshëm në Kroaci, në verën e vitit 2024, Pllana firmosi me ekipin polak Lechia Gdańsk, vendim që rezultoi kyç për ftesën e tij të parë në Kombëtaren shqiptare.

Në nivel përfaqësuesish, Pllana ka luajtur me Kosovën U-19 dhe U-21, ku regjistroi 7 ndeshje, por kurrë nuk mori ftesë nga ekipi A i Kosovës. Tani, 24-vjeçari është pjesë e Kombëtares shqiptare dhe pritet të sjellë një opsion të vlefshëm në sfidën ndaj Polonisë, një kundërshtar që ai e njeh mirë nga përvoja e tij në kampionatin polak.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit