Reuters publikon pamjet, 120 mijë besimtarë kremtuan Fitër Bajramin në Tiranë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.03.2026, 13:45

Reuters ka publikuar pamje mbresëlënëse nga festimi i Fitër BajramiShqipëri, ku rreth 120 mijë besimtarë myslimanë kanë falur namazin pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazani. Fotot e realizuara nga lart tregojnë përmasat e mëdha të pjesëmarrjes dhe atmosferën e veçantë të kësaj dite.

Tiranë, mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshi Skënderbej për të kryer faljen e namazit, duke e kthyer sheshin në një hapësirë të madhe adhurimi dhe bashkimi. Ceremonia u zhvillua në një atmosferë paqësore, ku qytetarët ndanë urime dhe solidaritet.

Pamjet janë realizuar nga ajri dhe duken momentet më domethënëse të kësaj feste, duke reflektuar përkushtimin dhe numrin e madh të pjesëmarrësve në një nga ditët më të rëndësishme për besimtarët myslimanë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit