Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.03.2026, 12:39
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partia Socialiste këtë të shtunë, kryetari Edi Rama njoftoi një riorganizim të plotë të drejtuesve politikë në qarqe dhe njësitë e Tiranës.
Sipas vendimeve të marra:
- Eduard Shalsi largohet nga drejtimi politik i Kukësit dhe do të angazhohet në një njësie në Tiranë.
- Damian Gjiknuri merr drejtimin e një njësie në Tiranë.
- Fatmir Xhafaj, Taulant Balla dhe Erion Braçe caktohen në Njësinë Nr. 5 në Tiranë, një nga njësitë më strategjike të kryeqytetit.
- Elisa Spiropali do të drejtojë gjithashtu një njësi në Tiranë.
Këto ndryshime bëhen në kuadër të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste, me qëllim forcimin e pranisë dhe organizimit të PS-së në kryeqytet, për të rritur koordinimin mes njësive dhe asamblesë qendrore dhe për të përgatitur partinë për sfidat politike lokale dhe kombëtare.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR