Edi Rama duket se ka vendosur të marrë përsipër një pjesë të borxheve të Air Albania, linjë ajrore e cila doli drejt falimentimit dhe përdorej nga qeveria për qëllime të ndryshme personale. Sipas raporteve ndërkombëtare, shuma totale e borxheve arrin rreth 100 milionë euro, përfshirë qiratë e avionëve, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimet ushqimore. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti planifikon të mbulojë rreth 35 milionë euro, duke përdorur paratë e taksapaguesve për të shlyer pretendimet e partnerëve ndërkombëtarë.
Kompania Air Albania ndërpreu aktivitetin afërsisht shtatë muaj më parë, pasi Autoriteti i Aviacionit Pezulloi licencën e saj, dhe aktualisht është në proces likuidimi. Shlyerja e borxheve nga shteti pritet të bëhet në një afat të gjatë, duke u siguruar që partnerët ndërkombëtarë të marrin pagesat e papaguara, ndërkohë që fondet e taksapaguesve përdoren për mbulimin e detyrimeve të mbetura.
“Qeveria shqiptare po shqyrton marrjen përsipër të një pjese të borxheve të linjës ajrore të falimentuar. Kjo rrjedh nga detyrime të papaguara prej afërsisht 100 milionë eurosh, duke përfshirë pagesat për qiratë, tarifat e aeroportit, karburantin dhe shërbimin e ushqimit, sipas raportimeve të mediave lokale. Për të shmangur procedurat ligjore, shteti mund të marrë përsipër rreth 35 milionë euro. Këto fonde do të përdoren posaçërisht për të zgjidhur pretendimet kundër Air Albania nga partnerët e saj ndërkombëtarë. Shlyerja ndaj shtetit është planifikuar për një afat të gjatë”,- shkruajnë mediat e huaja.