Banorët e zonës së Plashnikut kanë ngritur shqetësimin për gjendjen e rënduar të infrastrukturës rrugore që i lidh me Beratin, duke theksuar se autoritetet përgjegjëse s’kanë bërë asnjë punë për riparimin apo rregullimin e saj.
Sipas një denoncimi të mbërritur nga një qytetar, rruga kryesore që shërben si lidhja e vetme me qytetin e Beratit ndodhet në kushte tepër të amortizuara dhe vështirë të kalueshme dhe për këtë arsye janë detyruar të ndërhyjnë vetë për përmirësimin e saj.
Ata thonë se rruga është e shkatërruar, me gropa, baltë dhe kanale, duke e bërë pothuajse të pakalueshme, prandaj po përpiqen ta rregullojnë aq sa munden.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për rehabilitimin e rrugës, duke theksuar se situata po vështirëson ndjeshëm jetesën dhe lëvizjen e përditshme në zonë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje faqa ku qajm hallet tona , jemi duke investusr per rruget tona me forcat tona , ne plashnik rrugen e vetme qe na lidh me beratin askush nuk i ka hedhur syt nga ne. Eshte nje rrug e tej e pakalueshme e dermuar gropa balt kanale