“Jo nuk është e mundur”, vdekja e shqiptarit në Ditën e Babait trondit familjarët, vajza në lot

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 21.03.2026, 10:55

Një aksident tragjik në punë i ka marrë jetën një 53-vjeçari shqiptar në Modena, Itali.

Viktima është Murat Tafçiu, baba i katër fëmijëve, i cili humbi jetën gjatë një pune ndërtimi në qendër të qytetit.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të madhe te familjarët, të cilët mbërritën menjëherë në vendin e aksidentit. Vajza e tij, mes lotësh dhe dënesash, nuk reshti së thirruri për të atin, në një skenë rrëqethëse që preku të pranishmit. Tragjedia bëhet edhe më e rëndë për shkak se ndodhi në Ditën e Babait.

Babi im, babi im! Jo, nuk është e mundur, nuk është e mundur…”, tha vajza e shqiptarit mes lotëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e djeshëm, rreth orës 08:45, në një kantier ndërtimi pranë Corso Canalgrande, në një godinë historike ku po kryheshin punime rikonstruksioni. Tafçiu, i cili jetonte prej vitesh në Cavezzo, ishte duke punuar në skelë, rreth dy metra mbi tokë, kur një pjesë e rëndë e strukturës u shkëput papritur dhe ra mbi të.

Si pasojë e goditjes, ai humbi ekuilibrin dhe u rrëzua, duke pësuar dëmtime të rënda në kokë. Edhe pse lartësia nuk ishte e madhe, plagët rezultuan fatale. Ai humbi ndjenjat menjëherë, ndërsa kolegët njoftuan urgjencën.

Në vendngjarje mbërritën ekipet mjekësore, por përpjekjet për ta rikthyer në jetë nuk patën sukses. Vdekja e tij u konfirmua rreth orës 09:30.

Autoritetet italiane, së bashku me strukturat shëndetësore, nisën hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Sipas të dhënave paraprake, nuk dyshohet për përfshirje të personave të tjerë, ndërsa shkaku kryesor mendohet të jetë shembja e papritur e një pjese të skelës. Megjithatë, po verifikohet nëse janë respektuar të gjitha standardet e sigurisë në punë.

Pas përfundimit të veprimeve hetimore, trupi i pajetë u dërgua për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa familja e tij përballet tashmë me një humbje të rëndë dhe të papritur.

Ndërkohë tragjedia bëhet edhe më e rëndë për shkak se ndodhi në Ditën e Babait.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit