Shpërthen afta epizootike në Greqi, ndalohet importi i kafshëve në Shqipëri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 21.03.2026, 09:00

Shqipëria ka ndaluar importin dhe tranzitimin e kafshëve nga Greqia pas shpërthimit të sëmundjes së aftës epizootike, një ndër sëmundjet më të rrezikshme në blegtori. Ky virus nuk ka kurë dhe përhapet me shpejtësi të lartë tek kafshët si lopët, delet, dhitë dhe derrat, duke detyruar autoritetet që të asgjësojnë menjëherë çdo rast të infektuar për të frenuar përhapjen.

Edhe pse rastet janë konfirmuar në Greqi, rreziku për Shqipërinë mbetet i lartë për shkak të mënyrës së transmetimit, që ndodh si përmes kafshëve ashtu edhe nga njerëzit. Sëmundja nuk paraqet rrezik për jetën e njeriut, por është tepër agresive për blegtorinë, duke shkaktuar dëme të mëdha ekonomike në një kohë shumë të shkurtër.

Me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Andis Salla, është ndaluar edhe hyrja e produkteve me origjinë shtazore si mishi i pa trajtuar termikisht, qumështi jashtë standardeve, si dhe lëkurat dhe materialet biologjike të kafshëve dythundrake. Kujtohet se një shpërthim i ngjashëm në vitin 1996 në zonat e Korçës dhe Pogradecit çoi në asgjësimin e rreth 20 mijë krerëve bagëti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit