Vritet lideri iranian disa orë pasi kërcënoi SHBA në televizion

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.03.2026, 20:08

Një lider iranian u vra në sulmet e natës, vetëm disa orë pasi kishte kërcënuar hapur SHBA-në gjatë një daljeje televizive.

Garda Revolucionare Islamike (IRGC) konfirmoi se zëdhënësi i saj, Ali Mohammad Naini, 68 vjeç, u vra në një sulm të përbashkët të SHBA-së dhe Izraelit. Sipas raportimeve, ai kishte dalë në TV pak para sulmit, duke lëshuar kërcënime direkte ndaj Shteteve të Bashkuara.

Vrasja e tij vjen në kuadër të një serie atentatesh ndaj zyrtarëve të lartë iranianë në javët e fundit, që kanë goditur strukturat drejtuese të vendit.

Ndërkohë, në Britani, një shtetas iranian dhe një grua u arrestuan pasi tentuan të hynin në bazën detare Faslane, ku ndodhen nëndetëset bërthamore britanike. Autoritetet thanë se dyshja u soll në mënyrë të dyshimtë dhe hetimet janë në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit