217 lekë/litër: Shqipëria ndër më të shtrenjtat në botë për naftën

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.03.2026, 18:29

Çmimi i naftës në Shqipëri vijon të mbetet ndër më të lartët në botë, duke thelluar një nga paradokset më të forta ekonomike të vendit. Sipas të dhënave të publikuara nga Global Petrol Prices, më 16 mars 2026 Shqipëria renditej në vendin e nëntë globalisht, me rreth 2.03 euro për litër.

Por rritjet e fundit e kanë përkeqësuar situatën. Aktualisht, çmimi ka arritur në rreth 217 lekë/litër (2.26 euro), duke e futur vendin në grupin e 5 shteteve më të shtrenjta në botë, në një nivel me Danimarka apo Singapori. Diferenca thelbësore është se këto vende kanë të ardhura shumë më të larta, ndërsa Shqipëria mbetet me fuqinë më të ulët blerëse në Evropë.

Nafta nuk është thjesht një produkt, por një kosto që prek çdo sektor. Rritja e saj reflektohet menjëherë në transport, ushqime dhe shërbime, duke rënduar drejtpërdrejt mbi qytetarët dhe bizneset.

Përballë kësaj situate, qeveria ka ndërhyrë me masa si ulja e pjesshme e akcizës dhe rikthimi i Bordit të Transparencës, që pritet të ulin çmimin me 8–10 lekë për litër. Megjithatë, kjo shihet si një lehtësim i kufizuar, pasi nuk prek shkaqet kryesore të problemit.

Në thelb, çmimi i lartë i naftës në Shqipëri lidhet me taksa të rënda, mungesë konkurrence dhe varësi nga importet. Për pasojë, barra vazhdon të bjerë mbi qytetarët, të cilët paguajnë çmime si në vendet e pasura, por me të ardhura disa herë më të ulëta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit