“Frikacakë, pa SHBA jeni një tigër letre”, Trump sulmon NATO-n

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 20.03.2026, 17:33

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar ashpër përmes një postimi në Truth Social ndaj NATO dhe vendeve që, sipas tij, nuk pranuan të angazhohen në një ndërhyrje për hapjen e Ngushtica e Hormuzit.

Në reagimin e tij, Trump kritikoi këto shtete duke theksuar se ato refuzuan të përfshihen në përpjekjet për të ndalur një Iran me kapacitete bërthamore, ndërsa tani, sipas tij, po ankohen për rritjen e çmimeve të naftës.

“Pa SHBA-në, NATO ËSHTË NJË TIGËR LETRE! Ata nuk donin të bashkoheshin në luftën për të ndaluar një Iran me fuqi bërthamore. Tani që lufta është FITUAR, me pak rrezik për ta, ata ankohen për çmimet e larta të naftës që detyrohen të paguajnë, por nuk duan të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit, një manovër e thjeshtë ushtarake që është arsyeja e vetme për çmimet e larta të naftës. Kaq e lehtë për ta për ta bërë, me kaq pak rrezik. FRIKACAKË, dhe ne do ta KUJTOJMË”, shkruan Trump.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit