U rrëzua nga skela e kantierit, humb jetën shqiptari në Itali

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2026, 16:14

Një punëtor shqiptar, ka ndërruar jetë pas një aksidenti në vendin e punës në Modena, Itali.

52-vjeçari Murat Tafçiu ka rënë nga një skelë teksa punonte në një kantier ndërtimi në zonën historike të qytetit, rreth orës 08:45 të mëngjesit të djeshëm.

Shërbimet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht ai kishte humbur jetën në vend për shkak të dëmtimeve të rënda të marra.

Ngjarja po hetohet nga autoritetet për të sqaruar plotësisht shkaqet, ndërsa kompania ku ai ishte i punësuar ka bërë të ditur se po bashkëpunon me institucionet përkatëse. Tafçiu, me origjinë nga Shqipëria dhe banues në Cavezzo, ka lënë pas katër fëmijë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit