Një qytetar ka dërguar një denoncim pranë redaksisë për një problem serioz me rrjedhjen e ujit të pijshëm pranë Institutit të Ndërtimit në rrugën “Myslim Keta”, Tiranë.
Ai tregon se tubi i ujësjellësit është i çarë që më shumë se një vit dhe uji rrjedh pa ndërprerje, duke shkaktuar jo vetëm humbje të ujit të pijshëm, por edhe dëme për infrastrukturën dhe ambientin përreth.
Banorët shprehen të shqetësuar për humbjen e ujit të pijshëm dhe kërkojnë që institucionet të reagojnë sa më shpejt.
Ky rast nxjerr në pah nevojën për mirëmbajtje të vazhdueshme të infrastrukturës publike dhe përgjegjësinë e autoriteteve për të parandaluar humbjen e një burimi jetësor si uji i pijshëm.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje! Dua te bej nje denancim ne radaksin tuaj! Ne lidhje me nje shperdorim te ujit te pishem qe ka mbi nje vit qe esht care tubi i ujesjellesit prane isitutit se ndertimit ne Rrugen Myslim keta. Uij nuk pushon Nate Dite pa pushim ju lutem po qe se esht e mundur nga ana juaj benje puplike se mbasi vijne dhe e sistemojne se esht turpesia me e madhe .fu falendero per mirkuptimin.