14-vjeçarja nga Durrësi iku nga shtëpia, tezja: U kthye, nuk e bullizonte njeri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 20.03.2026, 13:46

Një 14-vjeçare nga Durrësi u largua nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit pa dijeninë e familjes. Ajo ishte parë për herë të fundit rreth orës 05:00, ndërsa mungesa u konstatua rreth orës 06:30. Pas kërkimeve, e mitura u gjet në Tiranë dhe fatmirësisht ishte në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë çdo rreziku, duke u kthyer më pas në shtëpi.

Tezja e vajzës bëri të ditur se ajo është mirë dhe kishte qenë fillimisht në polici para se të kthehej në banesë. Sipas saj, e mitura kishte marrëdhënie shumë të mira me prindërit dhe nuk kishte pasur probleme në familje apo në rrethin shoqëror, ndërsa nuk rezulton të jetë kërcënuar apo bullizuar. Arsyet e largimit mbeten ende të paqarta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit