A do të ndryshojë çmimi i naftës? Ulet akciza, rikthehet Bordi i Transparencës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 20.03.2026, 12:52

Këshilli i Ministrave ka njoftuar se, si pjesë e masave për stabilizimin e çmimit të karburanteve, ka vendosur të ulë akcizën e karburanteve me 20% dhe të rikthejë funksionimin e Bordit të Transparencës.

Aktualisht, akciza pa TVSH për karburantet është rreth 40 lekë për litër. Me këtë ulje 20%, akciza do të ulet në 32 lekë për litër, duke sjellë një kursim prej 8 lekësh për kompanitë. Ky ulje pritet të reflektohet direkt në çmimin për konsumatorin, me një reduktim të pritshëm prej 8-10 lekë për litër, duke përfshirë edhe efektin e TVSH-së.

Por duhet thënë se aktualisht çmimi i naftës shënon vetëm rritje. Gjatë ditës së djeshme, çmimet në pikat kryesore të karburantit u rritën me 10-15 lekë për litër, duke arritur në 214 lekë për litër, niveli më i lartë që nga kriza e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë. Ndërkohë që në tregjet ndërkombëtare, nafta po tregtohet me rreth 100 dollarë për fuçi.

Për krahasim, në fund të shkurtit, para nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme, një litër naftë në vend kushtonte 170-175 lekë për litër, ndërsa në bursat ndërkombëtare çmimi i saj ishte midis 65-70 dollarë për fuçi.

Ditët në vijim do të tregojnë nëse këto “masa” janë në të vërtetë për popullin dhe për nevojat e tyre apo thjesht një grusht hiri syve siç ndodh gjithmonë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit