Një qytetar ka ngritur shqetësimin për kushtet e rënda në të cilat jetojnë banorët pranë bregut të lumit dhe Unazës së Madhe të Tiranës, duke i cilësuar ato si të papranueshme për një zonë urbane.
Qytetari tregon se zona ndodhet vetëm rreth 500 metra larg Bulevardit të Ri, por pavarësisht këtij fakti përballet me mungesë të theksuar të pastrimit dhe mirëmbajtjes.
“Banorët jetojnë mes plehrave dhe zhulit… kushtet janë mesjetare,” shprehet qytetari, duke theksuar kontrastin e fortë mes zhvillimeve moderne në qendër dhe realitetit në këtë zonë.
Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet vendore për pastrimin e zonës dhe përmirësimin e kushteve të jetesës, duke apeluar për më shumë vëmendje dhe investime në lagjet që, sipas tyre, janë lënë pas dore.
Denoncimi i qytetarit:
Banoret brenda Unazes se madhe te Tiranes jetojne mes plehrave dhe zhulit…. 500 metra nga bulevardi i ri i Tiranes kushte mesjetare!