Në një lëvizje që do t’i bënte zili edhe teoricienëve më të mëdhenj, kreu i Autoritetit të Konkurrencës, Denar Biba, sapo zgjidhi krizën globale të inflacionit me një fjali të vetme.
Harrojini analizat e tregut, hetimet mbi monopolet apo rregullimin e çmimeve. Strategjia e re kombëtare është: "Nuk e përballon dot? Mos e ha!"
Sipas kësaj filozofie të re ekonomike, shqiptarët po varfërohen vetëm sepse kanë "shije kostoze". Biba i Konkurrencës nuk është aty për të ulur çmimet, por për të rregulluar pretendimet e popullit duke dhënë këshilla ekonomike të blejnë produktet më të lira në treg.