E rëndë në Pogradec: 10-vjeçarja sulmohet nga qeni i fqinjit, tërhiqet zvarrë për disa metra

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.03.2026, 23:35

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Pogradec, ku një vajzë 10-vjeçare është sulmuar nga qeni i një fqinji në lagjen nr. 4, pranë hyrjes së zonës së njohur si “Goricë”.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e incidentit pranë vendit të ngjarjes ndodheshin dy të mitura. Njëra prej tyre është kafshuar nga qeni, i cili më pas e ka tërhequr zvarrë për disa metra, duke i shkaktuar lëndime që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore.

E mitura është dërguar në spitalin e qytetit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Banorë të zonës shprehen se qeni në fjalë ka qenë prej kohësh burim shqetësimi për komunitetin, duke pretenduar se janë bërë disa ankesa dhe thirrje për ndërhyrje, por pa u marrë masa konkrete nga pronari për të shmangur rrezikun.

Ngjarja është referuar për procedim penal, ndërsa pritet që autoritetet të zbardhin rrethanat e plota dhe të përcaktojnë përgjegjësitë për këtë incident të rëndë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit