Netanyahu: Izraeli nuk e ka përfshirë SHBA në luftën me Iranin

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 19.03.2026, 23:07

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë pretendimet se vendi i tij ka tërhequr Shtetet e Bashkuara në konfliktin e fundit në Lindjen e Mesme, duke theksuar se vendimet e Uashingtonit janë të pavarura.

“A mendon vërtet dikush se mund t’i tregojë Presidentit Donald Trump se çfarë të bëjë? Hajde tani,” u shpreh Netanyahu, duke nënvizuar se SHBA vepron mbi bazën e interesave të veta dhe jo nën ndikimin e Izraelit.

Ai shtoi se, sipas vlerësimeve të tij, Izraeli ndodhet në një pozicion më të fortë se kurrë më parë, ndërsa Irani është dobësuar ndjeshëm nga zhvillimet e fundit.

Sa i përket kohëzgjatjes së konfliktit, Netanyahu u shpreh se operacionet do të vazhdojnë “aq sa të jetë e nevojshme”, duke lënë të kuptohet se nuk ka një afat të përcaktuar për përfundimin e luftës.

Përplasja mes Izraelit dhe Iranit u përshkallëzua më 28 shkurt, kur SHBA dhe Izraeli ndërmorën një ofensivë të gjerë ndaj objektivave në territorin iranian, në një moment tensionesh të larta për shkak të programit bërthamor të Teheranit.

Ndërkohë, presidenti amerikan Trump ka mohuar në mënyrë të përsëritur se vendimi për ndërhyrje ka ardhur si pasojë e presionit nga Izraeli, duke insistuar se veprimet e SHBA-së janë të diktuara nga interesat e sigurisë kombëtare.

Deklaratat e fundit të Netanyahut vijnë në një kohë kur debati mbi rolin real të SHBA-së në këtë konflikt mbetet i ndezur në arenën ndërkombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit