Një valë e re dezinformimi po qarkullon me shpejtësi në rrjetin social TikTok, ku faqe anonime po përdorin në mënyrë abuzive emrin e redaksisë JOQ Albania për të shpërndarë lajme tërësisht të pavërteta. Në këto postime tronditëse pretendohet, pa asnjë bazë, se figura publike kanë ndërruar jetë—një manipulim i ulët për klikime dhe përfitime.
Redaksia e JOQ Albania distancohet prerazi nga këto publikime mashtruese, duke sqaruar se asnjë prej këtyre materialeve nuk është prodhuar apo shpërndarë nga ana e saj. Çdo lajm i publikuar zyrtarisht kalon përmes kanaleve të verifikuara të redaksisë në rrjetet sociale si Instagram, Facebook dhe TikTok, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri për publikun dhe lehtësi për verifikimin e lajmeve të publikuara nga na jonë.
Redaksia paralajmëron se çdo individ apo faqe që përdor emrin e JOQ Albania për të mashtruar publikun, do të raportohet menjëherë. Apeli për qytetarët është i qartë: verifikoni burimin përpara se të besoni apo shpërndani një lajm.