Ndërhyrja në kokë është jetësore, ta ndihmojmë Sokratin të mposhti sëmundjen

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.03.2026, 17:40

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË SOKRATIN TË KONTRIBUOJË

IBAN: GR001102580000025801347672

EMRI: DURO SOKRAT GJOLEK

KODI SWIFT: ETHNGRAA

Një i ri 25-vjeçar nga Tepelena, Sokrati, po përballet me një nga betejat më të vështira të jetës së tij. Prej 7 vitesh ai jeton dhe punon me ndershmëri në Rethimno, por sot ndodhet në një gjendje kritike shëndetësore që kërkon ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale në kokë.

Mjekët kanë rekomanduar operimin urgjent në spitalin “ΥΓΕΙΑ” në Athinë, pasi struktura spitalore në Iraklio nuk e ka marrë përsipër rastin. Ndërhyrja është jetike dhe duhet të kryhet sa më parë, konkretisht më 20 mars 2026, por kostoja prej 18,000 eurosh është e papërballueshme për familjen e tij. Prindërit e Sokratit ndodhen në Shqipëri dhe babai i tij përballet gjithashtu me probleme të rënda shëndetësore.

Sokrati është një prej nesh. Një djalë i thjeshtë, punëtor, që ka jetuar mes komunitetit shqiptar në Rethimno dhe ka ndërtuar jetën e tij me mund dhe dinjitet. Sot, ai ka nevojë për ne më shumë se kurrë.

Le të bëhemi bashkë edhe një herë, ashtu siç dimë ne shqiptarët. Çdo ndihmë, sado e vogël, është një hap më pranë shpëtimit të jetës së tij. Një kafe më pak për secilin prej nesh mund të kthehet në një shpresë të madhe për Sokratin.

Sot Sokrati ka nevojë për ndihmën tonë. Nesër mund të jemi ne në vendin e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit