Nga Veliaj te Lamallari, Anisa Ruseti emërohet zv.ministre e Brendshme

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 17:30

Anisa Ruseti, ish-nënkryetare e Bashkisë së Tirana, është emëruar zv/ministre e Brendshme në ministrinë e drejtuar nga Besfort Lamallari. Vendimi u mor këtë të enjte, më 19 mars, gjatë mbledhjes së qeverisë.

Gjatë karrierës së saj në bashki, Ruseti ka mbajtur disa pozicione kyçe. Në mandatin e parë të kryebashkiakut Erion Veliaj, ajo drejtoi sektorin e Kredive të Buta.

Në mandatin e dytë të Veliajt, Ruseti u emërua nënkryetare e Bashkisë së Tiranës, duke vijuar angazhimin e saj në administratën vendore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit