Rruga në Sauk të Vjetër bllokohet nga koshat e mbeturinave, kaos në qarkullimin e mjeteve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 19.03.2026, 15:43

Një qytetar ka denoncuar një problem shqetësues në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, ku vendosja e koshave të mbeturinave në rrugë po shkakton vështirësi serioze në qarkullim.

Sipas qytetarit, rruga bllokohet shpesh jo për shkak të trafikut të rënduar, por si pasojë e pozicionimit të papërshtatshëm të koshave të mbeturinave, të cilët zënë hapësirë në kalim.

Ai shprehet se drejtuesit e mjeteve detyrohen të kalojnë me shumë vështirësi, duke krijuar radhë dhe vonesa të panevojshme.

Banorët i bëjnë thirrje autoriteteve përkatëse që të ndërhyjnë sa më parë për të rregulluar situatën dhe për të zhvendosur koshat në një vend të përshtatshëm, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e automjeteve.

Denoncimi i qytetarit:

“Pershendjetje ju lutem publikojeni ishall po na jepni zidhej se ngelim ne trrafik nga koshat e mbeturinave. Eshte ne Tirane ne zonen e saukut te vjeter

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit