Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë lidhur me një vjedhje të ndodhur pasditen e djeshme, rreth orës 16:20–16:30, në zonën pranë stacionit të trenit në Durrës.
Sipas qytetarit, është vjedhur një monopatinë elektrike, e cila ishte e parkuar në këtë zonë. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në zonë, autori dyshohet të jetë një burrë që mbante një kapele dhe një çantë rozë.
Në një apel publik, qytetari i bën thirrje personit që e ka marrë monopatinën që ta kthejë atë, përpara se çështja të denoncohet zyrtarisht në polici. Ndërkohë, ai kërkon edhe ndihmën e kujtdo që mund të ketë parë apo identifikuar personin në fjalë.