Spitali i Pejës del me apel: Kujdes me ushqimin për Bajram

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.03.2026, 15:54

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka apeluar për kujdes të shtuar në ushqyerje gjatë festës së Bajrami, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së balancës ushqimore në këtë periudhë festive.

Përmes një njoftimi në facebook, ky institucion shëndetësor ka rikujtuar se festat shoqërohen me tryeza të pasura, por konsumimi i tepërt i ushqimit mund të ndikojë negativisht në shëndet.

Ndër rekomandimet kryesore, spitali këshillon qytetarët të shmangin porcionet e mëdha dhe të kufizojnë konsumimin e ëmbëlsirave si dhe ushqimeve me përmbajtje të lartë yndyre.

Gjithashtu, theksohet rëndësia e konsumimit të mjaftueshëm të ujit gjatë ditës, si dhe mbajtja e një niveli të caktuar të aktivitetit fizik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit