Vitet ikin, dashuria dhe kujdesi jo

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.03.2026, 13:48

Një video e mbërritur në redaksinë tonë nga qyteti i Fierit sjell një mesazh të thjeshtë, por shumë të fortë: dashuria nuk zbehet me kalimin e viteve.

Në pamje shihet një çift i moshuar teksa ecin ngadalë së bashku. Burri mban për dore bashkëshorten e tij, e cila duket se e ka të vështirë të lëvizë për shkak të moshës së thyer. Megjithatë, përkujdesi dhe afeksioni që ai tregon ndaj saj flasin më shumë se çdo fjalë.

Kjo video është një dëshmi e bukur se, pavarësisht sfidave që sjell koha, dashuria e vërtetë mbetet e njëjtë. Vitet mund të kalojnë, por ndjenja, respekti dhe përkushtimi ndaj njëri-tjetrit nuk shuhen kurrë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit