Mjekimi i gabuar i ndryshoi jetën, le të ndihmojmë Arlindin 11-vjeç të ecë si moshatarët

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 19.03.2026, 12:19

KUSH KA MUNDËSI TË NDIHMOJË ARLINDIN TË KONTRIBUOJË NË LINKUN E GOFUNDME

Vetëm 11 vjeç dhe jeta i ka vendosur përpara një sfidë të padrejtë. Arlindi, një djalë i vogël me ëndrra të mëdha, sot nuk mund të ecë si fëmijët e tjerë për shkak të një diagnostikimi të gabuar që i ka sjellë deformim në të dyja gjymtyrët. Ajo që për shumëkënd është një hap i zakonshëm, për të mbetet një dëshirë e largët.

Familja e tij ka kaluar një rrugë të gjatë plot kontrolle, vizita dhe shpresa të thyera. Por së fundmi, një dritë shprese është ndezur: një mjek në një spital në Turqi ka marrë përsipër operimin që mund t’i ndryshojë jetën Arlindit. Një ndërhyrje që mund t’i japë mundësinë të ecë, të vrapojë dhe të jetojë fëmijërinë që meriton.

Fatkeqësisht, kjo shpresë ka një kosto të papërballueshme për familjen. Shuma prej 48,000 eurosh është tepër e madhe për ta, duke e bërë këtë mundësi jetike thuajse të paarritshme pa ndihmën e të tjerëve.

Prindërit kanë hapur një llogari “GoFundMe”, duke shpresuar se njerëzit me zemër të madhe do t’i gjenden pranë në këtë moment të vështirë. Çdo kontribut, sado i vogël, është një hap më shumë drejt ëndrrës së Arlindit për të ecur.

Le t’i japim Arlindit shansin që çdo fëmijë meriton, të ecë, të qeshë dhe të jetojë fëmijërinë e tij si gjithë të tjerët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit