Atentati në Rinas/ Merret i pandehur ish-drejtori i AMP, punësoi Muçi Shaljanin në kundërshtim me ligjin

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 19.03.2026, 11:07
Ish-drejtori i komanduar i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Artion Saliasi, është marrë i pandehur lidhur me rekrutimin në kundërshtim me ligjin të Muçi Shaljanit (Sheqerit) brenda AMP-së. Shaljani mbeti i vrarë më 11 nëntor në një makinë së bashku me Gilmando Dani, pas daljes nga aeroporti i Rinasit. Saliasi akuzohet për shpërdorim detyre pas hetimeve të Prokurorisë së Tiranës dhe AMP-së.

Po ashtu, edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Mbështetëse në AMP, Gëzim Sala, është marrë i pandehur, megjithëse u rikthye në detyrë pas vendimit të Apelit që hoqi masën e pezullimit nga detyra rreth një muaj më parë. Hetimet lidhen me procedurat e punësimit të Shaljanit, që sipas organeve të drejtësisë, ishin në shkelje të ligjit.

Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani sapo ishin kthyer nga Barcelona kur u ekzekutuan në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Dani humbi jetën menjëherë, ndërsa Shaljani mbeti fillimisht i plagosur dhe ndërroi jetë disa ditë më vonë në spital. Sulmi ka lidhje me aktivitetet e Dani-t, i cili njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit