Pamjet e siguruara nga vendi i aksidentit në aksin Korçë–Maliq hedhin dritë mbi dinamikën e përplasjes së fortë që i mori jetën 45-vjeçarit Krenar Çekiçi. Në video shihet se në aksident janë përfshirë tre automjete që po lëviznin në të njëjtin drejtim përgjatë rrugës.
Sipas pamjeve, makina e viktimës, një mjet i zi, duke lëvizur me shpejtësi, përplaset fuqishëm me një automjet gri që ndodhej përpara saj. Si pasojë e goditjes, mjeti gri shtyhet dhe përplaset me një tjetër automjet, duke shkaktuar një aksident zinxhir.
Pas përplasjes, makina e 45-vjeçarit del nga kontrolli dhe përfundon pranë një furgoni të parkuar në anë të rrugës. Drejtuesi i mjetit, Krenar Çekiçi, mbeti i plagosur rëndë dhe u transportua në spital, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ai ishte punonjës i policisë së burgjeve pranë IEVP Drenovë.