Është gjetur në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi, e cila u raportua e zhdukur disa orë më parë.
Burime bëjnë me dije se e mitura është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Policia e Tiranës ka njoftuar homologët në Durrës për kthimin e saj pranë familjes.
Siç raportuam më herët, vajza ishte larguar nga banesa rreth orës 06:30 dhe nuk ishte kthyer, duke ngritur shqetësim te familjarët. Ajo kishte lënë edhe një shënim ku shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni”.
Dyshohet se largimi mund të ketë ardhur pas një konflikti, ndërsa më parë familjarët kishin treguar se e mitura kishte përmendur shqetësime dhe kërcënime jashtë ambienteve të shkollës.
Fatmirësisht, gjithçka është mbyllur mirë, ndërsa rasti pritet të sqarohet më tej nga autoritetet për të kuptuar rrethanat që çuan në këtë ngjarje.