Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 18.03.2026, 15:51
Është zbardhur dëshmia e 46-vjeçarit Urim Meta, i arrestuar një ditë më parë në flagrancë me 4 kallëpe tritoli, 2 armë zjarri dhe 1,500 fishekë të kalibrave të ndryshëm në mjet. Sipas hetimeve, këto armë dhe eksplozivë dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj, me qëllim shitjen e tyre në Tiranë.
Meta ka pranuar përpara hetuesve se është përfshirë në trafikun e armëve për arsye financiare. Ai ka shpjeguar se i duheshin paratë për të ndërtuar një shtesë në banesën e tij. “Tani që më kapën, pranoj gabimin. U morra me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë te banesa ime,” u shpreh 46-vjeçari.
Autoritetet bëjnë me dije se armët dhe municionet ishin marrë në Shëngjergj dhe Meta ishte nisur drejt Tiranës me qëllim shitjen e tyre. Hetimet vijojnë për të identifikuar personat e tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR