Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen problematike të lagjes dhe rrugicave në tregun Çam në Tiranë, duke ngritur pikëpyetje mbi investimin prej 1.1 milion eurosh për rikualifikimin e kësaj hapësire.
Sipas tij, edhe pse është ndërhyrë në një pjesë të tregut, realiteti ndryshon vetëm pak metra më tej. Ai shprehet se brenda lagjes ka zona që vazhdojnë të jenë në kushte të papërshtatshme, me papastërti, gropa dhe mungesë mirëmbajtjeje.
Ai ngre gjithashtu pikëpyetje mbi arsyet e mungesës së ndërhyrjeve në pjesë të tjera të zonës, duke aluduar se mund të ketë plane të tjera zhvillimi për zonën, çka sipas tij mund të jetë arsyeja pse nuk po kryhen investime të plota.
Qytetari kërkon më shumë transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe ndërhyrje të menjëhershme për përmirësimin e kushteve në të gjithë hapësirën e tregut, duke theksuar se situata aktuale nuk përputhet me vlerën e investimit të deklaruar.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ 1.1 Milion Euro Buxheti per Realizimin e Rikualifikimit te Tregut Çam , per dicka shume te vogel me shume, pak metra me larg brenda tregut cam na kane lene si ne mesjete mes Tiranes , pisllek , Gropa , Rrumuje. Mos kane ndoshta ne mendje per te bere ndonje Gradaçele ketu dhe duan te na heqin prandaj zduan te bejne investime , si mendoni ju?