E moshuara u pengua dhe u përplas me autobotin, shoferi arrestohet

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 12:14

Policia ka arrestuar Arjan Bilanin, shoferin e autobotit pas aksidentit të ndodhur një ditë më parë, në të cilin humbi jetën një 72-vjeçare.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, viktima, Athina Bushi, është penguar diku dhe më pas është përplasur me gomën e pasme të autobotit.

Bushi ndërroi jetë në vendngjarje. Aksidenti fatal ndodhi paraditen e së martës, rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës së Tiranës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit