Në një lëvizje që ka lënë pa fjalë edhe veteranët e diplomacisë botërore Bajram Begaj ka emëruar ambasadore të Shqipërisë në Katar një 26-vjeçare.
Pse të harxhosh 30 vite karrierë nëpër konsullata të pluhurosura për një copë post në shtet, kur mund të kesh një diplomë të freskët gati për t'u ulur në tavolinë me diplomatët botërorë e të katapultohesh ambasadore?
Jeta Kreka, 26 vjeçe, do të thotë që dijet i ka aq të freskëta, saqë boja e diplomës ende i mban erë shtet.
Kur moshatarët e saj sorrollaten në Shqipëri për të hedhur diplomën në plehra e për të gjetur punë fillestarësh që s'ka lidhje me çfarë janë diplomuar, 26-vjeçarja do përfaqësojë vendin tonë në nivel diplomatik.
Duket se ai që ka mikun më të fortë, katapultohet nga bankat e shkollës direkt në pozicione madhore drejtuese në shtet si 24-vjeçari i emëruar zv/drejtor i Portit të Durrësit...