Banorët e pallatit 11-katësh në rrezik, OSHEE s’jep asnjë zgjidhje për energjinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 11:30

Një qytetar nga Fieri ka ngritur shqetësimin për një problem të vazhdueshëm me energjinë elektrike në një pallat 11-katësh, duke theksuar se situata përbën rrezik të përditshëm, sidomos për fëmijët.

Ai thotë se çdo ditë banorët përballen me kushte të pasigurta në furnizimin me energji, ndërsa ankesat e tyre pranë OSHEE Fier nuk kanë marrë zgjidhje konkrete pasi sipas tyre OSHEE u ka kërkuar ta zgjidhin vetë problemin.

Ai shton gjithashtu se faturat mujore të energjisë arrijnë deri në 100 mijë lekë, pavarësisht problematikave, ndërsa përgjigjja që kanë marrë është se pagesa duhet të kryhet fillimisht, dhe më pas do të shqyrtohet zgjidhja e çështjes.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse për të garantuar sigurinë dhe një furnizim normal me energji elektrike.

Denoncimi i qytetarit:

Përshëndetje ankes te OShE Fier e thon zgjidhi vet.ktu ne pallat 11 katesh rrezìk dit per dit per femijet.plus na bjen dhe 100 mij lek drita ne muaj dhe thone paguaj pastaj do e zgjidhim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit