Vrau shqiptaren dhe e futi në valixhe, autori: S’mbaj mend sa herë e godita me thikë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 10:57

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ka dalë në dritë në gjyqin për vrasjen e 22-vjeçares shqiptare, Ilaria Sula. I akuzuari, Mark Antony Samson, është paraqitur përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda në Romë, ku ka dhënë versionin e tij mbi ngjarjen.

Seanca u zhvillua në burgun e sigurisë së lartë Rebibbia, ku 24-vjeçari pranoi se nuk arrin të japë një shpjegim të qartë për atë që ndodhi në momentin e krimit. Ai e përshkroi gjendjen e tij si një humbje kontrolli, duke thënë se gjithçka i dukej e turbullt dhe se nuk mban mend saktësisht sa herë e ka goditur viktimën, por se sulmi ishte i përsëritur.

Nuk mund ta shpjegoj çfarë më ndodhi. Ishte sikur një perde më kishte bllokuar sytë… nuk mbaj mend sa herë e godita, por padyshim më shumë se dy herë,” deklaroi ai para trupit gjykues.

Krimi ndodhi më 23 mars 2025, në banesën e Samsonit në Romë, ku e reja humbi jetën pasi u sulmua me thikë. Gjatë dëshmisë, ai pranoi gjithashtu se në deklarimet e mëparshme nuk kishte qenë gjithmonë i sinqertë, duke shtuar se kishte tentuar të mbronte nënën e tij, e cila më herët ishte përfshirë në çështje dhe është dënuar për fshehje kufome.

Sipas tij, përpara ngjarjes kishte pasur tension mes tyre, pasi Ilaria kishte zbuluar disa të pavërteta që ai kishte thënë lidhur me studimet.

Në sallën e gjyqit ishin të pranishëm edhe prindërit e viktimës, të cilët përjetuan emocione të forta gjatë seancës. Nëna e saj nuk arriti ta përballojë plotësisht situatën dhe u detyrua të dalë për disa minuta. Ajo e përshkroi përjetimin si tejet të dhimbshëm, duke theksuar vështirësinë për të dëgjuar detajet e fundit të jetës së vajzës së saj.

Të dëgjosh këto gjëra dhe të rikujtosh momentet e fundit të jetës së vajzës sime është tepër e dhimbshme,” u shpreh ajo.

Babai i Ilarisë u shpreh se familja nuk kërkon hakmarrje, por vendosjen e drejtësisë, duke nënvizuar se sipas tij dënimi i merituar është burgimi i përjetshëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit