Marsi rikthen dëborën, zbardhet sot aksi Boboshticë–Dardhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.03.2026, 10:02

Mëngjesi i kësaj të mërkure ka sjellë reshje të lehta dëbore në qarkun e Korçës, kryesisht në aksin rrugor Boboshticë–Dardhë.

Ndonëse jemi në pranverë, zona malore e Dardhës është përballur me një rikthim të përkohshëm të motit dimëror, ku në orët e para të ditës është regjistruar borë me intensitet të ulët.

Për të shmangur vështirësitë në lëvizje, autoritetet bëjnë të ditur se ekipet e mirëmbajtjes kanë ndërhyrë në kohë, duke pastruar dhe kriposur rrugën për të siguruar qarkullim normal dhe të sigurt.

Ndërkohë, në zonat e tjera të qarkut nuk raportohen reshje dëbore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit