Nis pelegrinazhi i 13 të martave në Kishën e Laçit, besimtarë nga gjithë vendi drejt Shna Ndout

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.03.2026, 08:56

Këtë të martë, dje, në Kishën e Laçit ka nisur pelegrinazhi i shenjtë i 13 të martave, një nga traditat më të rëndësishme fetare për besimtarët katolikë. Qindra pelegrinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga Kosova, i janë drejtuar këtij vendi të shenjtë për t’u lutur për shëndet, paqe dhe mbarësi në familjet e tyre, duke dëshmuar besimin e fortë te Shna Ndou.

Ky pelegrinazh bashkon besimtarë të feve të ndryshme, myslimanë, katolikë dhe ortodoksë, të cilët për 13 të marta radhazi deri më 13 qershor ngjiten drejt kishës për të kryer ritet e tyre shpirtërore. Tradita e “13 të martave” është një përgatitje për festën e Shën Antonit, duke përfshirë lutje, meshë dhe akte përshpirtërie në nder të shenjtit të njohur për ndihmën ndaj të varfërve dhe atyre në vështirësi.

Pelegrinazhi praktikohet si shenjë pendese, falënderimi dhe shprese, ku besimtarët ndezin qirinj dhe luten për ndërmjetësim hyjnor, duke besuar në mrekullitë e Shna Ndout. Kjo traditë lidhet me historinë e shenjtit dhe mrekullitë që, sipas besimit, ndodhën që në kohën e varrimit të tij, duke e kthyer këtë pelegrinazh në një udhëtim të rëndësishëm shpirtëror për mijëra njerëz çdo vit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit