Shqiptarët rrezikojnë të paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 18.03.2026, 08:29

Numri i mjeteve në qarkullim në Shqipëri ka kaluar për herë të parë shifrën e 1 milion në vitin 2025, ku pjesa më e madhe, rreth 850 mijë, janë autovetura. Vetëm gjatë viteve 2024-2025 janë shtuar mesatarisht nga 100 mijë mjete në vit, ndërsa edhe fillimi i vitit 2026 ka vijuar me rritje, me rreth 14 mijë mjete të importuara në dy muajt e parë. Pavarësisht një rritjeje të lehtë të mjeteve elektrike, ato mbeten në nivele shumë të ulëta, vetëm 1.3% e totalit, ndërsa dominojnë mjetet me naftë që përbëjnë rreth 69% të flotës.

Rritja e numrit të mjeteve ka sjellë edhe një rritje të ndjeshme të konsumit të karburanteve, i cili në vitin 2025 arriti në rreth 890 milionë litra, me një vlerë totale prej afërsisht 154 miliardë lekësh. Ndërkohë, zhvillimet ndërkombëtare, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, kanë ndikuar menjëherë në rritjen e çmimeve të naftës, duke e çuar atë në rreth 199 lekë për litër në vend.

Në rast të një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit dhe rritjes së çmimit të naftës, shqiptarët përballen me një barrë edhe më të rëndë financiare, dhe nëse çmimi vazhdon në rreth 200 lekë për litër, sipas Monitor ata do të paguajnë rreth 200 milionë euro më shumë gjatë këtij viti për naftën, çka do të rëndojë ndjeshëm buxhetet familjare dhe ekonominë në tërësi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit