Tragjedi në Vjenë: 4 shqiptarë nga Kosova humbin jetën në një kantier ndërtimi

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2026, 22:04

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Austri, pasi katër shtetas nga Kosova kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Vjenë.

Sipas raportimeve të mediave austriake dhe atyre në Kosovë, viktimat ndodheshin në një kantier ndërtimi ku po kryheshin punime betoni, kur një pjesë e skelave dhe strukturave mbajtëse është shembur papritur. Si pasojë, punëtorët kanë rënë nga lartësia në oborrin e një ndërtese të vjetër, duke humbur jetën në vend.

Lajmi është konfirmuar edhe nga familjarë të viktimave, të cilët shprehen se katër të rinjtë ishin duke punuar së bashku në momentin e aksidentit fatal.

Autoritetet në Austri kanë bërë të ditur se përveç viktimave, një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, policia dhe inspektorët e punës kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e sakta të ngjarjes, ndërsa dyshohet se shembja e skelave mund të ketë ardhur si pasojë e problemeve teknike gjatë punimeve.

Kjo tragjedi ka shkaktuar reagime dhe dhimbje të madhe, veçanërisht në mesin e familjarëve dhe komunitetit shqiptar, duke rikthyer në vëmendje rreziqet me të cilat përballen punëtorët në sektorin e ndërtimit jashtë vendit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit