Lideri i ri Suprem i Iranit refuzon armëpushimin me SHBA dhe propozimet për uljen e tensioneve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.03.2026, 21:04

Lideri i ri Suprem i Iran ka refuzuar propozimet për uljen e tensioneve të paraqitura përmes ndërmjetësve, duke mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj SHBA dhe Izraelit.

Sipas një zyrtari të lartë iranian, i cili foli në kushte anonimiteti, Mojtaba Khamenei ka zhvilluar mbledhjen e tij të parë për politikën e jashtme që pas emërimit në krye të vendit, duke shfaqur një qasje të cilësuar si “shumë e ashpër dhe serioze”.

Burimi bëri me dije se dy vende ndërmjetëse i kishin përcjellë Ministrisë së Jashtme të Iranit propozime për uljen e tensioneve ose një armëpushim me SHBA-në, por pa dhënë detaje mbi përmbajtjen e tyre apo mbi vendet e përfshira.

Sipas të njëjtit zyrtar, përgjigjja e liderit suprem ka qenë se “nuk është koha e duhur për paqe”, duke theksuar se sipas tij, fillimisht SHBA-ja dhe Izraeli duhet të “pranojnë humbjen dhe të paguajnë kompensim”.

Në sistemin politik të Iranit, udhëheqësi suprem ka fjalën e fundit për çështjet shtetërore. Mojtaba Khamenei u përzgjodh në këtë post nga një asamble klerikësh për të zëvendësuar të atin, Ali Khamenei.

Deri më tani, nuk janë publikuar imazhe të reja të liderit të ri që prej emërimit të tij, ndërsa raportime të ndryshme kanë dhënë versione të ndryshme mbi gjendjen e tij shëndetësore pas sulmeve të fundit.

Ndërkohë, konflikti mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit ka hyrë në javën e tretë, me mbi 2,000 viktima të raportuara dhe pa një perspektivë të qartë për përfundimin e tij.

Ngushtica e Ngushtica e Hormuzit mbetet kryesisht e bllokuar, duke rritur shqetësimet për tregjet globale të energjisë dhe inflacionin. Në një mesazh të tij të parë publik, lideri suprem ka sugjeruar se kjo ngushticë duhet të vazhdojë të përdoret si mjet presioni ndaj kundërshtarëve të Iranit.

Nga ana tjetër, raportime të mëparshme tregojnë se përpjekjet diplomatike për nisjen e negociatave për përfundimin e konfliktit nuk kanë dhënë rezultat, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të mbeten të larta.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit