Mësuesi i fizikës në Finiq rreh nxënësin pasi i foli shokut në vesh

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 17.03.2026, 18:39

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë tonë, ku në një video të siguruar shihet një profesor fizike duke ushtruar dhunë ndaj një nxënësi të një shkolle 9-vjeçare në Finiq.

Sipas nxënësve, ngjarja ka ndodhur brenda ambientit të shkollës, pasi nxënësi i kishte pëshpëritur një fjalë në vesh një shoku të tij gjatë orës së mësimit. Ata pretendojnë se reagimi i mësuesit ka qenë i menjëhershëm dhe i ashpër, duke kaluar në dhunë fizike ndaj të miturit.

Videoja që po qarkullon tregon momentin e incidentit, çka ka shkaktuar shqetësim dhe reagime mes tyre. Ata shprehen se situata të tilla krijojnë pasiguri në ambientet shkollore dhe kërkojnë që rasti të trajtohet me seriozitet.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar nga drejtoria e shkollës apo institucionet përkatëse, ndërsa mbetet për t’u verifikuar nga autoritetet nëse pretendimet e nxënësve qëndrojnë dhe cilat masa do të merren në vijim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit