Një qytetar ka ngritur shqetësimin për situatën problematike në autostradën Durrës–Tiranë, ku çdo ditë krijohet trafik i panevojshëm për shkak të mosrespektimit të rregullave të qarkullimit rrugor.
Sipas denoncimit, aktualisht vetëm dy korsi janë të hapura për qarkullim, ndërsa dy të tjerat janë të bllokuara me blloqe betoni në hyrje të rrugës. Megjithatë, disa drejtues mjetesh po përdorin një hyrje të vogël në fillim të segmentit për t’u futur në mënyrë të paligjshme në korsitë e tjera, duke anashkaluar radhën e trafikut.
Kjo sjellje, sipas qytetarit, po shkakton grumbullim të madh automjetesh në pikën ku korsitë bashkohen, duke rënduar ndjeshëm qarkullimin për drejtuesit që respektojnë sinjalistikën rrugore.
Qytetari bën thirrje për një reagim nga organet kompetente, duke kërkuar sqarim nëse kjo shkelje ndëshkohet me gjobë, si dhe marrjen e masave konkrete për të parandaluar abuzimet dhe për të lehtësuar trafikun në këtë aks të rëndësishëm rrugor.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje joq, ne autostraden durres tirane, pavaresisht se jan hapur vetem dy korsi kalimi, nje hyrje te vogel ne fillim te rruges e perdorin per tu futur edhe ne korsit e tjera duke shkaktuat trafik ne piken e bashkimit. A mundet te kemi nje sqarim nga organet kompetente nese sanksionohesh me gjobe nese kalon ne rrugen e paparashikuar ne menyre qe te shmangim edhe ne te tjeret trafikun, ne te kundert te gjobiten shkelesit.
Vetem 2 korsi jane te hapura per qarkullim, 2 te tjerat jane te bllokuara me blloqe betoni ne fillim te rruges, megjithate makinat futen midis blloqeve te betonit duke anashkaluar teresisht trafikun. Nga ana tjeter shkaktojne trafik per ne te tjeret qe zgjedhim te respektojne sinjalistiken rrugore sepse grumbullohen shume makina ne piken e bashkimit te korsive