I vihet flaka vendgrumbullimit të mbeturinave, tym i zi mbulon Fierin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.03.2026, 16:02

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë vendgrumbullimin e mbeturinave në Fier, duke shkaktuar një re të dendur tymi të zi që ka mbuluar zonën përreth dhe një pjesë të qytetit.

Sipas informacioneve paraprake, flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa era ka favorizuar shpërndarjen e tymit, duke krijuar shqetësim te banorët. Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës, megjithatë, deri më tani zjarri nuk është neutralizuar plotësisht.

Shqetësuese mbetet fakti se pranë vendgrumbullimit ndodhen edhe banesa, çka rrit rrezikun për përhapjen e flakëve dhe ndikimin në shëndetin e banorëve për shkak të tymit të dendur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit