Kujdes çfarë do flisni! Nga 8 maji, mesazhet në Instagram nuk do të jenë më private

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 17.03.2026, 15:03

Meta ka njoftuar se do të ndalojë enkriptimin e bisedave në Instagram duke filluar nga 8 maji 2026. Kjo do të thotë se bisedat private nuk do të jenë më të mbrojtura me kodim fund-më-fund. Përdoruesit janë njoftuar edhe me një mesazh pop-up brenda aplikacionit dhe do të marrin udhëzime se si të shkarkojnë mesazhet ose fotot e videove që duan të ruajnë para se opsioni të çaktivizohet.

Arsyeja që dha Meta është se shumë pak njerëz e përdornin këtë opsion të enkriptimit në DM, ndaj kompania vendosi ta heqë. Ata që duan të vazhdojnë biseda të sigurta mund ta përdorin WhatsApp, i cili vazhdon të ofrojë enkriptim fund-më-fund për të gjithë përdoruesit.

Megjithatë, ky vendim ka shqetësuar shumë përdorues për privatësinë e tyre. Shumë njerëz e shohin heqjen e enkriptimit si një hap prapa në mbrojtjen e bisedave private. Për ata që duan të jenë të sigurt, alternativa mbetet të përdorin WhatsApp ose aplikacione të tjera jashtë Meta-s.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit